Përse CIT?
Pas shumë viteve studim, vendimi më i rëndësishëm që duhet të ndërmerrni është ai i të regjistruarit në universitet pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë. Këtu do të gjeni standardet më të larta akademike dhe një ambient të përsosur studimi. Ndër të tjera do të përftoni një eksperiencë të vërtetë e të prekshme, duke i zhvilluar studimet në zemrën e një metropoli dinamik.
Bashkohu me ne dhe do ta duash edhe ti CIT!
Të studiosh në anglisht
Studimet pranë CIT janë vetëm në gjuhën anglezet, gjë e cila ju ofron përfitime pa kosto në përmirësimin e gjuhës angleze, si dhe rritjen e mundësive të punësimit brenda vendit dhe duke ju dhënë akses gjithashtu drejt një karriere ndërkombëtare.
Programe studimi kanadeze
Programet e CIT bazohen në ato kanadeze dhe mësimi zhvillohet bazuar në praktikat më të mira të sistemit kanadez, i cili i pajis studentët me kreativitet, përkushtim, ndërmarrje dhe aftësi për të nxitur novacionin dhe për të dashuruar dijen.
Në zemër të Tiranës
CIT është i vendosur në një nga qendrat më të rëndësishme të Tiranës, në një distancë të afërt e cila mund të arrihen lehtë në këmbë dhe që gjendet pranë qendrës së qytetit. Në të njëjtën zonë gjenden edhe qendrat e tjera kulturore, historike dhe ato administrative qeveritare e publike.
Kjo vendndodhje do tju bëjë të ndjeheni komod, ndërkohë që mund ta përgatisni veten për një karrierë të bukur për të ardhmen.
Fleksibilitet në studim
CIT mundëson programe Bachelor të bazuar në sistemin Amerikan dhe atë Evropianë të Krediteve. Programet janë tri vejçare ato të Bachelorit dhe nga 1 vit e gjys në 2 ato të masterave. Përmes këtyre programeve ju do të përftoni shpirtin e kurrikulave kanadeze dhe përvetësoni njohuritë jo vetëm mbi arritjet më të mëdha të shkencës në fushat e inxhinierisë dhe biznesit por dhe në njohuritë më të fundit të cilat mësohen në universitetet më të njohura në botë.
Rrugëtim fleksibël në dije
CIT është një pioner në mënyrat që i ofron studentëve për të përthithur njohuritë duke marrë gjithnjë në konsideratë nevojat e domosdoshme e në ndryshim të edukimit. Ju do të jeni të aftë të punoni dhe studioni në të njëjtën kohë me mundësinë për të plotësuar detyrat tuaja të mësimnxënies si gjatë paradites ashtu dhe në orare të tjera.
CIT është gjithnjë i hapur për ju!
Shance për të studiuar në Kanada apo USA
Një ndër benefitet që CIT ofron mbi të studiuarit sipas sistemit kanadez, qendron në faktin se institucionalisht CIT është duke punuar për të arritur një marrëveshje Transferimi dhe Njohje të diplomave që ofrohen në CIT me ato të universiteteve kanadeze. Së shpejti do të vijnë dhe rezultatet e para të këtyre përpjekjeve dhe studentët do të përfitojnë lirshëm prej kësaj mundësie në të ardhmen.
Staf ndërkombëtar ose që ka studiuar në universitetet më të mira në botë
Stafi akademik i CIT është një ndër stafet më të kualifikuar në universitetet më të njohura jashtë Shqipërisë. Ai përbëhet jo vetëm nga pedagogë të huaj, por edhe nga ata shqiptarë që kanë përfunduar studimet e tyrë në universitetet më të njohura të botës. Ata janë të specializuar në edukimin ndërkombëtar dhe kanë një përvojë nërkombëtare të mirëfilltë në fushat përkatëse.
Pranë CIT si profesorët ashtu dhe studentët janë më shumë se një skuadër, së bashku ata interesohen për përvetësimin dhe përthithjen e njohurive në mënyrën më të mirë.
CIT ofron për ju avantazhin e të qenurit një universitet i vogël, me një atmosferë të kombinuar nga njohuritë e thelluara akademike, drejt atyre të orientuara për nga kërkimi shkencor.